Dinamo ka shkruar një tjetër kapitull të artë në arenën europiane.
Skuadra e drejtuar nga Ilir Daja ka realizuar një përmbysje spektakolare ndaj Astanës, duke fituar 4-1 në transfertë dhe duke siguruar kualifikimin në turin tjetër të Ligës së Konferencës.
Pas humbjes 0-1 në ndeshjen e parë në "Elbasan Arena", shumëkush e konsideronte të vështirë misionin e bluve, por Dinamo tregoi karakter dhe forcë të madhe në Kazakistan.
Astana kaloi e para në avantazh në minutën e 24-t me Islamkan, nga pika e bardhë e penalltisë, por pjesa e dytë solli një tjetër histori për ekipin shqiptar.
Në minutën e 48-të, vendasit mbetën me 10 lojtarë pas daljes me karton të kuq të Kazukolovas, ndërsa Dinamo përfitoi menjëherë.
Dita barazoi rezultatin në minutën e 50-të nga penalltia, duke ndezur shpresat për kualifikim.
Vetëm 11 minuta më vonë, Hekuran Berisha realizoi golin e përmbysjes, duke e afruar Dinamon me objektivin e madh.
Në minutën e 93-të, Vila shënoi golin e tretë dhe dërgoi ndeshjen në ekstazë.
Në kohën shtesë, Koma vulosi gjithçka në minutën e 124-t, duke shënuar golin e katërt dhe duke siguruar një fitore historike 4-1.
Skuadra e Ilir Dajës tregoi një reagim të jashtëzakonshëm dhe një mentalitet fituesi, duke kaluar një nga provat më të vështira në Europë.
Dinamo vazhdon kështu aventurën europiane me një sukses që do të mbahet mend gjatë nga tifozët.
GOLAT
https://streamin.link/v/bc559d2f
https://streamin.link/v/1a2889b0
https://streamin.link/v/fbf0f134
© SYRI.net
Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti: