Granit Xhaka nuk do të transferohet te Çelsi. Sipas raportimeve, marrëveshja mes palëve ka dështuar dhe mesfushori do të vazhdojë karrierën te Sunderlandi.
Lajmi vjen si një kthesë e papritur, pasi ditët e fundit ishte raportuar se Çelsi po punonte intensivisht për të siguruar shërbimet e lojtarit zviceran.
Megjithatë duket se tashmë transferimi konsiderohet i mbyllur dhe nuk do të realizohet.
Si pasojë, Sunderland do ta ketë në dispozicion një nga lojtarët më me përvojë të skuadrës edhe për sezonin e ri, ndërsa klubi londinez do të detyrohet të kërkojë alternativa të tjera për përforcimin e mesfushës. Ndonëse nuk përjashtohet të ketë edhe ndonjë rihapje të negociatave në javët e ardhshme.
© SYRI.net
Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti: