Lajmi i fundit

‘Rama jepe dorëheqjen’/ Protesta e 36-të qytetare, nis marshimi drejt Kryeministrisë: Ju erdhi fundi!

Ylber Ramadani i jep lamtumirën Leçes: Ndihem sikur kam jetuar këtu për 30 vjet

Ylber Ramadani i jep lamtumirën Leçes: Ndihem sikur kam jetuar këtu për 30 vjet

16:56, 05/07/2026

Ylber Ramadani është shumë pranë largimit nga Leçe, edhe pse transferimi ende nuk është bërë zyrtar. Mesfushori i Kombëtares së Shqipërisë ka vendosur ta vazhdojë karrierën në Turqi, ku pritet të transferohet te Çorum FK, duke i dhënë fund aventurës së tij trevjeçare me klubin italian.

30-vjeçari u përshtat shumë mirë me ambientin në Leçe dhe u bë një nga futbollistët më të vlerësuar nga tifozët. Para largimit, ai publikoi një mesazh prekës në profilin e tij në Instagram, ku falënderoi klubin dhe të gjithë ata që e shoqëruan gjatë kësaj periudhe.

"Lecce, shtëpia ime. Dua të të falënderoj nga thellësia e zemrës për këto tre vjet të kaluara këtu. Ndihem sikur kam jetuar këtu për 30 vjet. Dua të falënderoj drejtorin Corvino, Trinchera-n dhe presidentin Sticchi Damiani. Falënderoj të gjithë trajnerët që më kanë udhëhequr gjatë këtyre tri viteve te Leçe, si dhe tifozët e mrekullueshëm, të cilët më kanë mbështetur gjithmonë, si në momentet e bukura, ashtu edhe në ato të vështira. Ju uroj gjithë të mirat. Do ta ndjek gjithmonë Leçen", shkroi Ramadani.

Largimi i Ramadanit mbyll një kapitull të rëndësishëm në karrierën e tij, pasi ai ishte një nga shtyllat e mesfushës së Leçes gjatë tri sezoneve të fundit. Tashmë ai është gati për një sfidë të re në futbollin turk, ku pritet të nisë një aventurë të re me fanellën e Çorum FK.


© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco