Lajmi i fundit

LIVE/ Protesta e 36-të qytetare, qytetarët para Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen

Guardiola trajner i Holandës? Ronald de Boer e sheh si pasues ideal të Koeman-it

Guardiola trajner i Holandës? Ronald de Boer e sheh si pasues ideal të Koeman-it

19:17, 05/07/2026

Ish-futbollisti i Holandës, Ronald de Boer, ka hapur diskutimin për një emër të madh në stolin e “tulipanëve”, duke propozuar Pep Guardiolën si pasuesin ideal të Ronald Koeman-it në drejtimin e përfaqësueses së Holandës. Sipas tij, një lëvizje e tillë do të ishte një “mundësi unike” që federata holandeze (KNVB) nuk duhet ta humbasë.

Stoli i Holandës ka mbetur vakant pas largimit të Koeman-it, i cili u shkarkua pas eliminimit në fazën e 1/16-ave të Botërorit 2026 kundër Marokut. Duke qenë se skuadra ka angazhime të afërta në Ligën e Kombeve në shtator, federata është në kërkim urgjent të një trajneri të ri.

Guardiola, i cili aktualisht është pa klub pas largimit nga Manchester City, shihet nga De Boer si zgjedhja perfekte. “Do të ishte një reklamë e jashtëzakonshme për Holandën, sepse Pep është ambasadori më i mirë që mund të imagjinohet. Ai luan futboll ofensiv, me presion të lartë dhe dominues, pa ia lënë kurrë topin kundërshtarit”, u shpreh ish-mesfushori.

De Boer theksoi gjithashtu lidhjen e fortë të Guardiolës me filozofinë holandeze të futbollit, të ndikuar nga Johan Cruyff. “Ai është një dishepull i Cruyff-it. Guardiola shpesh thotë se i detyrohet shumë atij për mënyrën si është formuar si lojtar dhe trajner. Kjo do të ishte një mënyrë për t’ia kthyer atë që ka marrë nga futbolli holandez”, shtoi ai.

Sa i përket aspektit financiar, De Boer beson se nuk do të jetë pengesë për federatën. Sipas tij, Guardiola është në një fazë karriere ku një detyrë e tillë do të kishte më shumë vlerë simbolike sesa ekonomike, duke e konsideruar drejtimin e Holandës si një “pozicion nderi”.

Megjithatë, për momentin e ardhmja e stolit të Holandës mbetet e hapur. Përveç Guardiolës, në listë përmenden edhe emra të tjerë si Michael Reiziger, Arne Slot, Peter Bosz dhe Erik ten Hag.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco