Zyrtare/ Tirana prezanton trajnerin e ri, fjalët e para të kroatit

Zyrtare/ Tirana prezanton trajnerin e ri, fjalët e para të kroatit

22:33, 03/07/2026

Tashmë është zyrtare! Nga sot nis “aventura” e Dean Klafuriç te 26-herë kampionët e Shqipërisë.

Nëpërmjet faqes zyrtare, klubi bardheblu ka prezantuar “timonerin” e ri që në një farë mënyre konfirmon nisjen e punës për skuadrën e re të sezonit 2026-2027.

Më në fund, Tirana është gati të hapë një kapitull të ri, atë të rikthimit te lufta për trofe.

Tekniku kroat mbërriti në kryeqytet, për të nisur zyrtarisht punën në drejtimin e skuadrës bardheblu.

Ardhja e tij te Tirana do të sjellë një ndryshim rrënjësor.

“Me respekt për historinë. Me besim për të ardhmen. Mirë se erdhe, Dean Klafurić”, shkruan klubi bardheblu.

“Besoj shumë te puna e përditshme, pasioni, dashuria dhe puna në ekip. Nuk kam ardhur për të ndërruar ADN-në e Tironës, por për të dhënë kontributin tim për klubin dhe për të ndihmuar lojtarët të japin më të mirën”, tha trajneri Klafuric.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco