Interesimi i jashtëzakonshëm për përballjen mes Meksikës dhe Anglisë në Kupën e Botës 2026 ka bërë që çmimet e biletave të arrijnë nivele marramendëse në platformën zyrtare të rishitjes së FIFA-s.
Sipas raportimit të BBC-së, numri i biletave të nxjerra në rishitje është rritur nga 63 në 76 brenda një periudhe të shkurtër, ndërsa disa prej tyre po ofrohen me çmime rekord.
Bileta më e shtrenjtë e listuar kushton plot 36 mijë dollarë.

Në kategorinë Supporter Premier, shumica e biletave variojnë nga 6.000 deri në 9.000 dollarë, ndërsa njëra prej tyre është në shitje për 17.250 dollarë.
Edhe në kategorinë Supporter Standard çmimet janë tepër të larta, duke lëvizur kryesisht mes 6.000 dhe 8.000 dollarëve. Megjithatë, një biletë në këtë kategori ka arritur vlerën rekord prej 36 mijë dollarësh.
Ndërkohë, në kategorinë Supporter Value, biletat shiten kryesisht nga 4.000 deri në 6.000 dollarë, ndërsa një prej tyre është listuar me çmimin prej 23.000 dollarësh.
Çmime të ngjashme janë regjistruar edhe në sektorë të tjerë të stadiumit "Azteca", duke reflektuar kërkesën e jashtëzakonshme të tifozëve për një nga sfidat më tërheqëse të këtij Botërori.
Ndeshja mes Meksikës dhe Anglisë do të luhet të hënën, me fillim nga ora 02:00 (më orën lokale të Shqipërisë), dhe pritet të zhvillohet në një atmosferë elektrizuese, përpara një stadiumi të mbushur plot.
© SYRI.net