Trajneri i Francës, Didier Deschamps, është nderuar nga Federata Franceze e Futbollit (FFF) pasi vendosi një rekord të ri historik në Kupën e Botës.
Fitorja 3-0 ndaj Suedisë në fazën me eliminim direkt të Botërorit 2026 jo vetëm u siguroi "Gjelave" kualifikimin në çerekfinale, por i dha Deschamps edhe suksesin e 17-të si trajner në një fazë finale të Kupës së Botës. Me këtë arritje, ai u bë trajneri me më shumë fitore në historinë e Botërorit, duke kaluar rekordin e mëparshëm të gjermanit Helmut Schön, i cili kishte regjistruar 16 fitore.
Për të përkujtuar këtë moment historik, presidenti i Federatës Franceze të Futbollit, Philippe Diallo, i dhuroi Deschamps një fanellë të veçantë të Francës, në të cilën ishin stampuar mbiemri i tij dhe numri 17.
"Kjo seri vazhdon ende", u shpreh Diallo gjatë ceremonisë simbolike të dorëzimit të fanellës, duke lënë të kuptohet se rekordi i trajnerit francez mund të përmirësohet edhe më tej.
Nëse Franca arrin të fitojë të gjitha ndeshjet e mbetura dhe të shpallet kampione e Botërorit 2026, Deschamps do ta çonte numrin e fitoreve të tij në Kupën e Botës në 21, duke e forcuar edhe më shumë statusin si trajneri më i suksesshëm në historinë e këtij kompeticioni.
𝑹𝑬𝑪𝑶𝑹𝑫 𝑯𝑰𝑺𝑻𝑶𝑹𝑰𝑸𝑼𝑬 ! 🇫🇷
— FFF (@FFF) July 3, 2026
Avec 𝟏𝟕 𝐯𝐢𝐜𝐭𝐨𝐢𝐫𝐞𝐬 𝐞𝐧 𝐂𝐨𝐮𝐩𝐞 𝐝𝐮 𝐌𝐨𝐧𝐝𝐞, Didier Deschamps est devenu l’entraîneur ayant remporté le plus de matchs dans l’histoire de la compétition 🙌
Un record salué par le Président de la FFF, @PhilippeDiallo, qui… pic.twitter.com/6aIIwdDFKx
© SYRI.net