Bayerni vazhdon të jetë një nga klubet më aktivë në merkaton e verës. Vetëm një ditë pasi zyrtarizoi transferimin e Ismael Saibarit nga PSV-ja për rreth 50 milionë euro, gjiganti bavarez ka prezantuar edhe mbrojtësin Nathaniel Brown, i ardhur nga Eintrachti i Frankfurtit për 55 milionë euro.
Me këtë transferim, Bayerni ka shpenzuar më shumë se 100 milionë euro në vetëm dy ditë për të përforcuar skuadrën. Brown ka firmosur një kontratë deri më 30 qershor 2031.
23-vjeçari nuk e fshehu entuziazmin për këtë hap të rëndësishëm në karrierë.
"Bayerni Ă«shtĂ« njĂ« nga klubet mĂ« tĂ« mira nĂ« botĂ«. ĂshtĂ« njĂ« nder i madh pĂ«r mua tĂ« luaj pĂ«r kĂ«tĂ« klub dhe ndihem krenar. Jam gjithashtu nga Bavaria, ndaj kjo e bĂ«n gjithçka edhe mĂ« tĂ« veçantĂ«", deklaroi Brown.
Mbrojtësi gjerman tregoi se bisedimet me drejtuesit e klubit dhe veçanërisht me trajnerin Vincent Kompany ishin vendimtare për vendimin e tij.
"Ai më shpjegoi se si më sheh në ekip dhe si mund të zhvillohem. Kjo më bindi plotësisht", shtoi futbollisti.
I lindur në Amberg të Bavarisë, Brown e nisi karrierën te Jahn Regensburg përpara se të transferohej te Nurnbergu, ku firmosi kontratën e parë si profesionist në vitin 2022. Ai iu bashkua ekipit të parë të Eintrachtit në sezonin 2024/25 dhe zhvilloi 75 ndeshje zyrtare, duke shënuar shtatë gola dhe dhënë 13 asistime.
Në Bundesligën e sezonit të kaluar ai regjistroi 33 paraqitje, katër gola dhe katër asistime. Brown ishte gjithashtu pjesë e Gjermanisë në Botërorin 2026, ku realizoi golin dhe asistimin e parë me kombëtaren.
Drejtuesit e Bayernit e vlerësuan lart afrimin e tij. Drejtori ekzekutiv, Jan-Christian Dreesen, theksoi se Brown ka profilin ideal për futbollin modern falë shpejtësisë dhe dinamizmit, duke shtuar se transferimi tregon ambicien e klubit për të afruar talentët më të mirë gjermanë në një fazë të hershme të karrierës.
Edhe Max Eberl, anëtar i bordit për çështjet sportive, u shpreh se Brown është një investim për të ardhmen, ndërsa drejtori sportiv, Christoph Freund, vlerësoi polivalencën e mbrojtësit, i cili mund të aktivizohet në disa pozicione në krah.
Brown numëron tetë ndeshje me kombëtaren e Gjermanisë dhe shënoi golin e tij të parë në fitoren 7-1 ndaj Curaçaos në ndeshjen hapëse të Botërorit 2026. Para debutimit me ekipin e parë, ai zhvilloi 14 ndeshje me përfaqësuesen gjermane U-21.
© SYRI.net
Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti: