Lajmi i fundit

LIVE/ ‘Rama jepe dorëheqjen’, protesta e 35-të në Tiranë, diaspora i bashkohet qytetarëve në shesh

Konfirmohet e ardhmja e Van Dijk

Konfirmohet e ardhmja e Van Dijk

16:53, 04/07/2026

Kapiteni i Liverpoolit, Virgil van Dijk, pritet të vazhdojë të jetë pjesë e “The Reds”, pavarësisht spekulimeve të fundit që e lidhnin me një largim nga klubi.

Sipas gazetarit James Pearce, trajneri i ri i Liverpoolit, Andoni Iraola, llogarit në shërbimet e mbrojtësit holandez për sezonin 2026-2027 dhe e konsideron atë një pjesë kyçe të projektit të tij.

Raporti thekson se Liverpool nuk ka asnjë plan të shqyrtojë oferta për Van Dijk, duke i dhënë fund zërave për një largim të mundshëm gjatë kësaj vere.

Aktualisht, mbrojtësi holandez ndodhet me pushime pas eliminimit nga Botërori dhe pritet t’i bashkohet skuadrës sipas planit për nisjen e fazës përgatitore para sezonit të ri.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco