Thuhet se ajo që nuk të vret, të bën më të fortë. Ashtu si Argjentina pas fitores ndaj Kepit të Gjelbër, edhe Franca mori frymë e lehtësuar pasi mposhti Paraguajin dhe siguroi kualifikimin, duke kaluar një ndeshje tepër të vështirë pa u fundosur.
Pas përfundimit të sfidës Francë–Paraguaj, Zlatan Ibrahimoviç përgëzoi futbollistët francezë për mënyrën se si ruajtën qetësinë dhe nuk ranë pre e provokimeve të vazhdueshme të kundërshtarëve, pavarësisht ndërhyrjeve të shumta të ashpra.
"Sot Franca e ruajti qetësinë. Duhej të shmangte provokimet dhe ia doli. Po të kisha luajtur unë në këtë ndeshje, do të kisha marrë katër ose pesë kartonë të kuq dhe do ta kisha dërguar dikë në spital. Nuk më pëlqejnë provokimet, por ato janë pjesë e lojës. Franca nuk u ndikua prej tyre. Gjëja më e mirë kur provokohesh është të buzëqeshësh dhe të mos biesh në kurth, pikërisht siç bëri Franca", deklaroi ish-sulmuesi suedez.
Për të njëjtën çështje foli edhe përzgjedhësi i Francës, Didier Deschamps, i cili përgëzoi lojtarët e tij për sjelljen e treguar në fushë.
"Nuk po e kritikoj arbitrin, por ne e mbyllëm ndeshjen me tre kartonë të verdhë, ndërsa ata nuk morën asnjë. Nuk po e kritikoj Paraguajin, sepse çdo skuadër luan në mënyrën që e konsideron më të mirë, por do të kisha preferuar të mos dëgjonim fyerjet që vinin nga stoli i tyre", u shpreh Deschamps.
© SYRI.net