Nuk ka asnjë skuadër në botë si Franca. Blutë e Didier Deschamps ngjallin frikë kujtdo dhe tani kërkojnë finalen e tretë radhazi në botërorë. Trajneri i transalpinëve ka arritur të bëjë të pamundurën që Kylian Mbappe, Michael Olise dhe Ousmane Dembele të kuptohen për mrekulli mes tyre në fushën e lojës.
Franca ka sulmin më të mirë dhe atë që krijon më shumë rrezik në zonat kundërshtare në Botërorin 2026. Është një ‘terror’ blu që kërkon të shkojë më lart nga të gjithë. Mbappe, Olise dhe Dembele jo më kot përkufizohen si ‘Big Three’. Këta 3 futbollistë kanë mundur të fabrikojnë 8 gola nga 10 në total që ka shënuar Franca në përfundim të fazës së grupeve. E kërkojnë dhe e plotësojnë njëri-tjetrin dhe kanë shumë hapësira në sulm. Nuk e rivalizojnë njëri tjetrin dhe tashmë Franca mund të thuhet pa frikë se është një skuadër e kolauduar
Ndeshja kundër Norvegjisë ishte më e shumëpritura nga të gjithë, por në fund dueli Haaland-Mbappe u shndërrua në spektaklin e Dembele. Gjysmë ore mjaftoi të ai të mbyllë praktikisht llogaritë e ndeshjes me një tregolësh, i dyti më i shpejtë në histori pas atij të austriakut Erich Probst në sfidën kundër Çekosllovakisë në Botërorin 1954 kur e shënoi tregolëshin e tij për 24 minuta.
I vendosur në krahë, Dembelesë i kushtoi të jetë i njëjti lojtar si te PSG dhe të gjithë dyshuan për të, ai jo. Tani është në kuotën e 4 golave dhe 1 asisti i parakaluar pikërisht vetëm nga Mbappe që ka një asist më shumë. Mbappe që është mësuar të shënojë, ndeshje me Norvegjinë nuk ishte ndoshta sfida më e mirë e tij(kushedi ndoshta sepse e ka mësuar keq botën me paraqitje yjore), e megjithatë ai dha dy asiste në atë sfidë. Për momentin është pak larg në garën për Këpucën e Artë të turneut dhe për të qenë shënuesi më i mirë në historinë e Botërorëve, por gjithsesi ai ka kohë për këtë. Sipas Sofascore, Mbappe ka një mesatare prej 2.28 golash për ndehsje dhe realizon 25% të gjuajtjeve të tij, shifra më e lartë ndër të gjithë sulmuesit
Por golat nuk mund të vijnë pas një pasuesi të jashtëzakonshëm dhe këtu ai që shfaqet është Michael Olise. Ky i fundit është ai që ka krijuar më shumë ne Evropë dhe këtë po e tregon edhe te Franca. Deri tani janë 4 asiste të dhënë prej tij në këtë Botëror dhe kryeson klasifikimin. Loja e Francës është fluide falë këmbëve të tij dhe si rrjedhojë edhe rreziku më i madh vjen prej tij. Së bashku me Mbappe realizon skemën që përkufizon më mirë këtë Francë, pasim i filtruar pas shpinës së mbrojtjes për të shfrytëzuar shpejtësinë e numrit 10 të Bluve. Senegali dhe Iraku e provuan në lëkurën e tyre, tani i takon Suedisë të gjejë mënyrën për ta evituar.
© SYRI.net
Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti: