Neymar shfrytëzon pushimin në New York, i bën vetes dhuratë një orë prej 1 milion dollarësh

Neymar shfrytëzon pushimin në New York, i bën vetes dhuratë një orë prej 1 milion dollarësh

21:39, 27/06/2026

Neymar ka shfrytëzuar ditën e pushimit të dhënë nga trajneri Carlo Ancelotti për të bërë pazar në rrugët e New York-ut, duke shtuar një tjetër pjesë luksoze në koleksionin e tij të orëve.

Sulmuesi brazilian ka vendosur t’i bëjë vetes një dhuratë të veçantë, një orë me vlerë rreth 1 milion dollarë, duke konfirmuar edhe një herë shijen e tij për luksin dhe objektet ekskluzive.

Vetë lojtari ka publikuar blerjen e tij në rrjetet sociale, ku shihet së bashku me argjendarin e njohur, Jacob Arabo, themelues i markës së famshme luksoze Jacob & Co.

“Shok i vjetër i markës, Neymar gjeti kohë të ndalonte në butikun e New York-ut për të blerë personalisht një orë Jacob Arabo përpara skenës më të madhe të futbollit këtë verë,” ka shkruar Arabo në rrjetet sociale.

Neymar njihet për koleksionin e tij të orëve luksoze, i cili vlerësohet në disa milionë euro, me disa prej pjesëve që kalojnë vlerën e një milion dollarëve.

Ndërsa Botërori 2026 vazhdon, ylli brazilian duket se po shijon edhe momentet jashtë fushës me stilin e tij karakteristik luksoz.


© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco