Përballja mes Gjermanisë dhe Kuraçaos në Kupën e Botës 2026 ka hyrë në histori jo vetëm për atë që po ndodh në fushë, por edhe për dy rekorde të veçanta që lidhen me trajnerët.
Trajneri i Gjermanisë, Julian Nagelsman, në moshën 38-vjeçare është bërë trajneri më i ri që drejton një kombëtare në Kupën e Botës 2026.
Në anën tjetër, përzgjedhësi i Kuraçaos, Dick Advoaat, 78 vjeç, ka hyrë në histori si trajneri më i moshuar që ka drejtuar ndonjëherë një ekip në një Kampionat Botëror.
Diferenca mes dy trajnerëve është plot 40 vjet, një kontrast i rrallë që ka tërhequr vëmendjen e opinionit sportiv ndërkombëtar.
© SYRI.net
Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti: