Lajmi i fundit

LIVE/ Protesta e 15-të kundër Edi Ramës, qytetarët kërkojnë dorëheqjen e kryeministrit

VIDEO/ Gjermania e mbyll në avantazh pjesën e parë, Kuraçao gëzohet me golin historik në Botëror

VIDEO/ Gjermania e mbyll në avantazh pjesën e parë, Kuraçao gëzohet me golin historik në Botëror

20:00, 14/06/2026

Gjermania ka reaguar fuqishëm pas golit të barazimit të Kuraçaos dhe e ka mbyllur pjesën e parë me avantazhin 3-1 në ndeshjen e Grupit E të Kupës së Botës 2026.

“Pancerat” kaluan në epërsi që në minutën e 6-të me Felix Nmecha, i cili finalizoi një asist të Florian Wirtz.

Megjithatë, Kuraçao surprizoi favoritët në minutën e 21-të, kur Livano Comenencia shfrytëzoi një rast të mirë dhe barazoi shifrat në 1-1.

Pas golit të pësuar, gjermanët shtuan presionin dhe krijuan disa raste të rrezikshme.

Shpërblimi erdhi në minutën e 38-të, kur Nico Schlotterbeck realizoi me kokë pas një goditjeje nga këndi, duke rikthyer avantazhin për skuadrën e Julian Nagelsmann.

Kur dukej se pjesa e parë do të mbyllej me rezultatin 2-1, Gjermania fitoi një penallti në kohën shtesë pas një ndërhyrjeje të gabuar të Riechedly Bazoer.

Nga pika e bardhë u tregua i saktë Kai Havertz, i cili në minutën e 45+5 shënoi golin e tretë dhe vulosi rezultatin e pjesës së parë.

Pavarësisht rezistencës së mirë të Kuraçaos në një pjesë të ndeshjes, diferenca në cilësi është reflektuar në rezultat, me Gjermaninë që tashmë duket shumë pranë tri pikëve të para në Botërorin 2026.

Pas 45 minutave të para, rezultati është Gjermani 3-1 Kuraçao.

GOLAT

https://streamff.link/v/be562545

https://dropr.co/rJDOSw8

https://streamff.link/v/7e1c0378

https://dropr.co/jbRAG1

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco