Dasmë në Kombëtaren e futbollit tonë. Arbër Hoxha, një ndër emrat më të spikatur të futbollistëve tanë i ka dhënë fund beqarisë. Ceremonia e martesës është mbajtur në Kosovë, ku Arbri dhe Djellza kanë festuar për dashurinë e tyre disavjeçare.
Ceremonia martesore mblodhi së bashku futbollistë, drejtues dhe figura të njohura të futbollit shqiptar.
Mes të ftuarve spikatën emra të rëndësishëm të Kombëtares si Elseid Hysaj dhe Mirlind Daku, ndërsa i pranishëm ishte edhe presidenti i Federata Shqiptare e Futbollit, Armand Duka, së bashku me përfaqësues të tjerë të institucionit.
Në rrjetet sociale kanë bërë xhiro video nga festa, ku asnjëherë më parë shihen yjet e Kombëtares sonë duke kërcyer së bashku me Dukën. Përpara ceremonisë së dasmës, dyshja ka realizuar dhe klipin.
Çifti ka përzgjedhur një destinacion luksoz, si është Komo e Italisë. Xhiro me varkë, pamje nga vilat tradicionale dhe diamanti në gishtin e Djellzës, janë këto disa nga detajet luksoze që bien në sy në klipin që çifti ka realizuar.
Në rrjetet sociale, Arbri, deri përpara dasmës preferonte që pak për jetën private të bënte publike. Madje, historia e dashurisë mes tij dhe Djellzës, ka qenë një mister për të gjithë publikun. Nga ana tjetër, Djellza ka një profil të hapur, ku në ‘Instagram’-in e saj, bien në sy udhëtimet e shumta që bën si dhe dhuratat që merr.
Tashmë, pas martesës, jemi të sigurt që dyshen do ta shohim më shpesh së bashku, duke na zbuluar copëza nga e përditshmja e tyre. Dasma është karakterizuar nga një ambient i ngrohtë dhe festiv, ku lojtarët dhe të ftuarit kanë festuar së bashku këtë moment të rëndësishëm për sulmuesin e Kombëtares.
Ngjarja vjen menjëherë pas ndeshjeve të qershorit, duke shënuar një kapitull të ri në jetën personale të Arbër Hoxhës. E teksa jeta private po shkon për mrekulli, të gjithë jemi duke ndjekur me shumë interes zhvillimet që vijnë nga karriera e futbollistit./Panorama Plus
© SYRI.net
Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti: