Kupa e Botës 2026 pritet të dhurojë emocione të jashtëzakonshme që në fazën e grupeve, ku disa prej kombëtareve më të forta të planetit do të përballen mes tyre shumë përpara nisjes së fazës nokaut.
Formati i ri me 48 skuadra e bën çdo pikë vendimtare dhe gabimet mund të kushtojnë shtrenjtë.
Në mesin e dueleve më të pritura janë Uruguai-Spanjë, që konsiderohet nga shumë analistë si sfida më e fortë e gjithë fazës së grupeve.
Interes të madh pritet të zgjojnë edhe Francë-Senegal, që rikthen kujtimet e befasisë historike të vitit 2002, si dhe Angli-Kroaci, një duel me aromë revanshi pas gjysmëfinales së Botërorit 2018.
Gjermania do të testohet nga Bregu i Fildishtë, ndërsa Argjentina kampione në fuqi do të përballet me Austrinë e Ralf Rangnick.
Po ashtu, Norvegjia e Erling Haaland do të kërkojë të sfidojë Francën në një nga ndeshjet më spektakolare të grupit.
Holanda – Japonia, Zvicra – Kanadaja dhe Kolumbia – Portugalia kompletojnë listën e përballjeve që mund të ndikojnë drejtpërdrejt në rrugëtimin drejt finales.
Në Botërorin 2026, spektakli nuk do të presë fazën me eliminim direkt.
Disa nga ndeshjet më vendimtare për kurorën e kampionit do të luhen që në fazën e grupeve.
© SYRI.net
Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti: