Gjermania është përballur me një surprizë të pakëndshme në ndeshjen e parë të Grupit E në Kupën e Botës 2026, teksa Kuraçao ka arritur të barazojë rezultatin në 1-1 gjatë pjesës së parë.
“Pancerat” e nisën sfidën në mënyrën më të mirë të mundshme dhe kaluan në avantazh që në minutën e 6-të.
Florian Wirtz dhuroi asistin, ndërsa Felix Nmecha dërgoi topin në rrjetë për t’i dhënë epërsinë gjermanëve.
Megjithatë, kombëtarja karaibiane nuk u dorëzua dhe në minutën e 21-të riktheu baraspeshën.
Livano Comenencia përfitoi nga një moment i mirë në zonë dhe mposhti portierin gjerman, duke realizuar golin e parë historik të Kuraçaos në këtë edicion të Botërorit.
https://streamff.link/v/7e1c0378
Pak minuta më herët, Leandro Bacuna kishte tentuar të rrezikonte portën e Gjermanisë me një goditje nga distanca, por topi përfundoi mbi traversë.
Skuadra e Julian Nagelsmann vazhdon të kontrollojë lojën dhe të kërkojë golin e avantazhit, por Kuraçao po tregohet një kundërshtar shumë më i fortë sesa pritej, duke i vënë në vështirësi njërit prej favoritëve të turneut.
Aktualisht, rezultati është Gjermani 1-1 Kuraçao.
© SYRI.net
Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti: