Mbrëmje historike për Manuel Neuer, parakalon legjendën Mateus

Mbrëmje historike për Manuel Neuer, parakalon legjendën Mateus

22:05, 14/06/2026

Portieri legjendar gjerman Manuel Neuer ka hyrë në histori duke u bërë lojtari më i moshuar që përfaqëson Gjermaninë në një turne madhor.

Në moshën 40 vjeç e 79 ditë, ai theu rekordin e mbajtur prej dekadash nga Lotar Mateus.

Rekordi i mëparshëm ishte vendosur në EURO 2000, kur Mateus luajti ndaj Portugalisë në moshën 39 vjeç e 91 ditë.

Neuer vazhdon të dëshmojë nivel të lartë performance dhe profesionalizëm të jashtëzakonshëm.

Përvoja e tij mbetet një aset i rëndësishëm për kombëtaren gjermane në arenën ndërkombëtare. Emri i Neuer tashmë është shkruar me gërma të arta në librat e rekordeve të kombetares gjermane.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco