Lajmi i fundit

LIVE/ Protesta 'pushton' Tiranën, qytetarët kërkojnë dorëheqjen e Ramës

Gabim i rëndë organizativ, publikohen të dhënat e pasaportave të Argjentinës

Gabim i rëndë organizativ, publikohen të dhënat e pasaportave të Argjentinës

19:58, 10/06/2026

Një incident serioz ka shoqëruar një ndeshje miqësore të Argjentinës, ku përpara fillimit të takimit janë bërë publike të dhënat personale të lojtarëve, përfshirë numrat e pasaportave të ekipit.

Sipas medieve ndërkombëtare, ngjarja ka ndodhur për shkak të një gabimi nga kompania organizuese “Road to ‘26”, e cila ishte përgjegjëse për menaxhimin e ndeshjes në Jordan-Hare Stadium, në Auburn të Shteteve të Bashkuara.

Në dokumentin zyrtar të shpërndarë për mediat, të dhënat e ekipit argjentinas nuk ishin anonimizuar, duke bërë që numrat e pasaportave të titullarëve dhe lojtarëve rezervë të bëheshin publikë. Ndërkohë, përfaqësuesja e Islandës nuk ishte prekur nga ky problem, pasi informacioni i saj ishte fshehur siç duhet.

Ngjarja ka ngritur shqetësime serioze për sigurinë e të dhënave personale në evenimente të tilla ndërkombëtare, ku zakonisht federatat dorëzojnë lista me informacion të plotë të lojtarëve, përfshirë edhe numrat e pasaportave, të cilat më pas duhet të hiqen për publikim.

Pavarësisht incidentit, Lionel Messi ishte protagonist në fushë, duke udhëhequr Argjentinën drejt një fitoreje 3-0 ndaj Islandës. Ylli argjentinas, kampion bote në Katar 2022, vazhdon të mbetet figura kryesore e “Albiceleste”.

 

Autoritetet organizative pritet të hetojnë gabimin, pasi rasti konsiderohet një shkelje serioze e protokolleve të privatësisë dhe mbrojtjes së të dhënave të lojtarëve.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco