Momente shqetësuese për përfaqësuesen e Zvicrës në prag të Botërorit 2026. Një zjarr pyjor që shpërtheu pranë kampit stërvitor të skuadrës në Kaliforni është vënë nën kontroll nga autoritetet lokale pas një operacioni të vështirë të zjarrfikësve.
Flakët, të cilat u përhapën me shpejtësi të hënën, përfshinë një sipërfaqe prej rreth 18 hektarësh. Sipas autoriteteve kaliforniane, kushtet e terrenit e bënë ndërhyrjen të ndërlikuar. Prania e linjave elektrike, terreni i pjerrët dhe përmasat e zjarrit vështirësuan punën e ekipeve të emergjencës.
Për të frenuar përhapjen e flakëve, në operacion u angazhuan edhe helikopterë, të cilët hodhën sasi të mëdha uji nga ajri. Ndërkohë, autoritetet urdhëruan evakuimin e banorëve të zonave më të rrezikuara.
Hoteli Fairmont Grand Del Mar, ku është akomoduar kombëtarja zvicerane gjatë qëndrimit në Kaliforni, ndodhet në një zonë që më pas u klasifikua nga policia si zonë alarmi. Megjithatë, situata u përmirësua gradualisht gjatë mbrëmjes të së hënës.
Zjarrfikësit deklaruan se zjarri ishte vënë nën kontroll në pjesën më të madhe të vatrave, ndërsa policia reduktoi zonën e alarmit për lagjet e banuara. Aktualisht nuk raportohet për rrezik të drejtpërdrejtë ndaj ekipit zviceran, i cili vazhdon përgatitjet për ndeshjet e Botërorit.
© SYRI.net
Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti: