Interi dhe rekordi i veçantë në Botërorë: gjithmonë një zikaltër në finale që nga viti 1982

Interi dhe rekordi i veçantë në Botërorë: gjithmonë një zikaltër në finale që nga viti 1982

16:22, 09/06/2026

Interi mund të mburret me një rekord të jashtëzakonshëm në historinë e Kupës së Botës. Nga Botërori i vitit 1982 deri te ai i vitit 2022, në çdo finale të turneut më prestigjioz të futbollit ka qenë i pranishëm të paktën një lojtar i klubit zikaltër.

Dy ditë para nisjes së Botërorit 2026, Interi e kujtoi këtë statistikë të veçantë përmes kanaleve zyrtare. Bëhet fjalë për një rekord që nuk e mban i vetëm, pasi ndahet me Bayernin, klubin e vetëm su Interi që ka pasur vazhdimisht një përfaqësues në finalet e Botërorit gjatë kësaj periudhe.

Seria nisi në vitin 1982, kur në finalen e fituar nga Italia ishin të pranishëm Giuseppe Bergomi, Alessandro Altobelli, i cili realizoi edhe gol, si dhe Gabriele Oriali. Katër vite më vonë, në finalen e vitit 1986, ishte radha e Karl-Heinz Rummenigge-s të firmoste praninë e Interit, duke gjetur edhe rrugën e rrjetës.

Në vitin 1990, Interi u përfaqësua nga Andreas Brehme, autor i golit vendimtar, si dhe nga Lothar Matthäus dhe Jürgen Klinsmann. Më pas erdhën emra të mëdhenj si Nicola Berti në 1994, Ronaldo dhe Youri Djorkaeff në 1998, ndërsa Ronaldo ishte protagonist absolut edhe në finalen e vitit 2002 me dy gola.

Në vitin 2006, Marco Materazzi shënoi në finalen mes Italisë dhe Francës. Seria vazhdoi me Wesley Sneijder në 2010, Rodrigo Palacion në 2014, Marcelo Brozovic dhe Ivan Perisic, autor i një goli në 2018, si dhe Lautaro Martinez në finalen e vitit 2022.

Një traditë e rrallë që dëshmon peshën dhe prestigjin e Interit në futbollin botëror, me zikaltrit që prej katër dekadash janë përfaqësuar në skenën më të madhe të futbollit ndërkombëtar.

Lojtarët e Interit në finalet e Botërorit (1982-2022)

  • 1982: Giuseppe Bergomi, Alessandro Altobelli (gol), Gabriele Oriali
  • 1986: Karl-Heinz Rummenigge (gol)
  • 1990: Andreas Brehme (gol), Lothar Matthäus, Jürgen Klinsmann
  • 1994: Nicola Berti
  • 1998: Ronaldo, Youri Djorkaeff
  • 2002: Ronaldo (2 gola)
  • 2006: Marco Materazzi (gol)
  • 2010: Wesley Sneijder
  • 2014: Rodrigo Palacio
  • 2018: Marcelo Brozovic, Ivan Perisic (gol)
  • 2022: Lautaro Martinez

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco