SHBA ka premtuar se do të organizojë një Botëror spektakolar, por masat që ka marrë deri tani duket se po acarojnë si tifozët, ashtu edhe ekipet pjesëmarrëse në turne. Përtej situatës së pazakontë me Iranin që do të jetë i detyruar të hyjë në SHBA dhe largohet brenda ditës së ndeshjes, edhe ekipe të tjera janë përballur me situata absurde.
Sulmuesi i Irakut, Aimen Hysein, u mor në pyetje për 7 orë në aeroportin e Ccikagos sapo mbërriti në vend, ndërsa gjyqtari somalez Omar Artan u kthye në kufi dhe nuk do të lejohet të marrë pjesë në turne.
Por ajo që po bën xhiron e rrjetit janë pamjet e pritjes së delegacioneve të Senegalit dhe Uzbekistanit.
Në rrjet qarkullon videoja e senegalezëve të sapoulur nga avioni, të cilët i nënshtrohen një kontrolli të imtësishëm fizik në pistën e aeroportit të Karolinës së Veriut.
🇸🇳🇺🇸🏆🔥 MUNDIAL 2026:
— Alerta Mundial (@AlertaMundoNews) June 8, 2026
Así fue recibida la selección de Senegal en Estados Unidos.
Los jugadores y el staff de Senegal fueron registrados minuciosamente en la pista de aterrizaje en Carolina del Norte, de cara al Mundial 2026, como parte de un control rutinario de aduanas y… pic.twitter.com/iVyzFuVvgG
Ndërkohë, më mbërritjen në Nju Jork të Uzbekistanit, edhe lojtarët dhe i gjithë stafi i këtij ekipi i janë nënshtruar një kontrolli të policisë, që tejkalon normalitetin në çdo vend të botës.
© SYRI.net
Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti: