Fitoi titullin kampion me Egnatian, Nevil Dede shpallet trajneri i muajit maj në Superiore

Fitoi titullin kampion me Egnatian, Nevil Dede shpallet trajneri i muajit maj në Superiore

10:38, 09/06/2026

Drejtoria Teknike e FSHF-së ka përzgjedhur trajnerin e Egnatias, Nevil Dede, si trajnerin më të mirë të muajit maj në kampionatin “Abissnet Superiore”.

Vlerësimi vjen pas rezultateve të shkëlqyera të skuadrës rrogozhinase në fazën “Final Four”, ku Egnatia siguroi titullin kampion për të tretin sezon radhazi.

Nën drejtimin e Nevil Dedes, Egnatia triumfoi në të tre përballjet ndaj AF Elbasanit, Vllaznisë dhe Dinamo City, duke mbyllur me sukses sezonin.

Çmimi “Trajneri i Muajit” për muajin maj iu dorëzua Nevil Dedes nga Drejtori Teknik i FSHF-së, Abdyl Kuriu, në studiot e FSHF TV, në “Shtëpinë e Futbollit”, si vlerësim për punën dhe sukseset e arritura me skuadrën kampione të Shqipërisë.

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco