Kualifikueset e Kupës së Botës për vajza, UEFA zgjedh arbitre shqiptare për ndeshjen Angli-Ukrainë

Kualifikueset e Kupës së Botës për vajza, UEFA zgjedh arbitre shqiptare për ndeshjen Angli-Ukrainë

11:40, 08/06/2026

Një tjetër vlerësim i rëndësishëm për arbitrimin shqiptar vjen nga UEFA, që i ka besuar një trupë arbitrash shqiptare drejtimin e ndeshjes Angli – Ukrainë, e vlefshme për Grupin A3 të kualifikueseve të Kampionatit Botëror për vajza.

Takimi do të zhvillohet nesër në “Everton Stadium” në Liverpool dhe do të drejtohet nga arbitrja ndërkombëtare Emanuela Rusta.

Asistente të saj do të jenë Mirjeta Salla dhe Edjena Kapxhiu, ndërsa Eglantina Pjetrushaj është caktuar arbitre e katërt.

Përzgjedhja e katër arbitreve shqiptare për një ndeshje të këtij niveli përbën një tjetër dëshmi të vlerësimit që arbitrimi shqiptar vijon të marrë në arenën ndërkombëtare.

Ndeshja Angli – Ukrainë do të luhet në orën 21:00.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco