Italia shpallet kampione e Europës për U-17, gjyqtari shqiptar bëhet protagonist i finales me Belgjikën

Italia shpallet kampione e Europës për U-17, gjyqtari shqiptar bëhet protagonist i finales me Belgjikën

08:34, 08/06/2026

Gjyqtari Florian Lata ka qenë protagonist i një ndeshje historike, pasi për herë të parë UEFA i besonte një bilbili shqiptar finalen e një turneu ndërkombëtar prestigjioz siç është Europiani U17.

Kryesori, i ndihmuar edhe nga asistenti Mario Shazivari, ka drejtuar finalen mes Italisë dhe Belgjikës, e cila u mbyll me penallti me suksesin e të kaltërve.

Belgjika dominoi ndeshjen dhe kaloi e para në avantazh më anë të Ojea.

Por Lata dha penallti në minutën e 90-të për prekje topi me dorë në zonë dhe Fugacola barazoi shifrat, duke bërë që për të shpallur fituesin, të duheshin gjuajtjet nga pika e bardhë.

Aty, Italia u tregua më e saktë duke siguruar suksesin 4-3 dhe duke u shpallur Kampione Europe e kësaj grupmoshe për herë të dytë në historinë e saj, duke përsëritur suksesin e vitit 2024.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco