VIDEO/ Plas grushti në miqësoren e Portugalisë, Rafael Leao del me karton të kuq që në pjesën e parë

VIDEO/ Plas grushti në miqësoren e Portugalisë, Rafael Leao del me karton të kuq që në pjesën e parë

21:20, 06/06/2026

Ndeshja e sotme miqësore mes Portugalisë dhe Kilit, si përgatitje për Botërorin 2026, ka parë momente të pazakonta tensioni për një sfidë të tillë.

Në fundin e pjesës së parë, pas një aksion pranë këndores, mes lojtarëve shpërtheu një zënkë e mirëfilltë ku Rafael Leao goditi një prej futbollistëve kundërshtarë.

https://streamin.link/v/5aeac5e0

Kësisoj, gjyqtari nuk hezitoi t’i tregonte si Leaos, ashtu edhe Roman të Kilit, kartonin e kuq, duke lënë të dy skuadrat me 10 lojtarë që para pushimit të ndeshjes.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco