Ajo që tashmë ishte frikësuar se do të ndodhte, me shumë shqetësim tani duket se po bëhet e vërteta e hidhur.
Sipas raportimeve të mediave “Sky” dhe “Bild”, Lennart Karl do të humbasë Kupën e Botës 2026.
Sipas këtyre raportimeve, talenti i Bayern Munichut ka pësuar një këputje të fibrave muskulore në stërvitjen e fundit para ndeshjes miqësore kundër Shtetet e Bashkuara.
Siç raporton “Bild”, tashmë duket se është gjetur edhe zëvendësuesi.
Ndryshe nga sa ishte menduar nga shumëkush, tabloidi shkruan se nuk do të jetë Said El Mala ai që do të ftohet, por Assan Ouédraogo do të marrë ftesën nga trajneri i kombëtares së Gjermanisë.
Sipas raportimeve të njëjta, një vendim pritet të merret së shpejti nëse Lennart Karl do të qëndrojë ende në SHBA apo do të kthehet shpejt në Mynih.
Sido që të jetë, ky është një lajm shumë i hidhur për talentin ofensiv të Bayern Munichut, i cili shihej si një nga premtimet më të mëdha të skuadrës për turneun.
© SYRI.net
Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti: