Akuzat nga tifozët, shpërthen presidenti i Interit: 'Marotta League'? Luanët e tastierës që nuk dinë asgjë

Akuzat nga tifozët, shpërthen presidenti i Interit: 'Marotta League'? Luanët e tastierës që nuk dinë asgjë

11:33, 06/06/2026

Presidenti i Interit, Xhusepe Marota, ka folur së fundmi për “La Gazzetta dello Sport”. Marota tregoi se objektivi i tij është fitimi i Champions dhe më pas mund të tërhiqet.

Presidenti zikaltër ndërkohë nuk u kursye sa i përket akuzave të tifozëve, që vazhdojnë ndër vite. Sipas rivalëve, impakti i Marotës është ai që sjell triumfin e Interit.

Çfarë përgjigje keni për ata që thonë #MarottaLeague? “Faleminderit për këtë pyetje. Mendoj se në rrjetet sociale ka me bollëk ata që bëjnë ‘luanin e tastierës’, të cilët nuk dinë asgjë për njerëzit për të cilët flasin dhe për rrugëtimin që këta njerëz kanë bërë. Është shumë e lehtë të gjykosh pa njohur dikë. Në këtë mënyrë vetëm sa hidhet baltë kot”.

Interi festoi titullin kampion në Itali. Këtë vit zhgënjeu në Champions, ndërsa në edicionin e kaluar dështoi në finalen ndaj PSG.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco