Leandro Trossard mund të jetë një nga emrat më të përfolur të merkatos së verës, pasi e ardhmja e tij te Arsenali mbetet e pasigurt.
Sipas raportimeve të gazetarit Ekrem Konur, interesim serioz për sulmuesin belg ka shfaqur Atlético Madridi, i cili po monitoron nga afër situatën e lojtarit dhe mund të bëjë lëvizje konkrete gjatë afatit kalimtar.
Trossard, i cili ka qenë një pjesë e rëndësishme e skuadrës së Arsenalit në sezonet e fundit, mund të largohet nga “Emirates” këtë verë, ndërsa disa klube evropiane po ndjekin me vëmendje zhvillimet rreth tij.
Përveç Atlético Madridit, interesim për reprezentuesin belg kanë shfaqur edhe Inter Milan, Newcastle United dhe Aston Villa.
29-vjeçari ka spikatur me fleksibilitetin e tij në repartin ofensiv, duke qenë i aftë të luajë në disa pozita të sulmit, gjë që e bën një opsion tërheqës për shumë skuadra që kërkojnë përforcime në fazën sulmuese.
Deri më tani nuk ka pasur kontakte zyrtare mes klubeve, por interesimi në rritje për Trossardin sugjeron se ai mund të jetë një nga emrat që do të dominojë titujt e merkatos gjatë javëve në vijim.
Mbetet të shihet nëse Arsenali do të jetë i gatshëm të lejojë largimin e belgut apo nëse trajneri Mikel Arteta do ta konsiderojë atë pjesë të planeve për sezonin e ardhshëm.
© SYRI.net
Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti: