Shqipëria luan sonte në orën 20:00 në “Air Albania” ndaj Luksemburgut ndeshjen e dytë miqësore në periudhën e qershorit, pak ditë pas humbjes 1-0 ndaj Izraelit.
Kuqezinjtë do të duan të lënë pas zhgënjimin e pak ditëve më parë dhe t’i sigurojnë trajnerit Maran të paktën një fitore në javën e tij të parë në drejtim.
Vetë tekniku italian ka bërë tre ndryshime në krahasim me 3 ditë më parë në formacion.
Ajeti, Mehmeti dhe Broja nuk janë në rreshtim, të zëvendësuar përkatësisht nga Pllana, Bajrami dhe Uzuni.
Për Mehmetin duhet theksuar se mungon për shkak të një viroze, ndërsa Uzuni është rikuperuar nga një e tillë që e pengoi të ishte pjesë e ndeshjes së parë.
© SYRI.net
Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti: