Lajmi i fundit

LIVE/ Protestat kundër qeverisë Rama në gjithë vendin

FIFA tërhiqet pas protestës së tifozëve, anulon vendimin për rregullin në Botëror

FIFA tërhiqet pas protestës së tifozëve, anulon vendimin për rregullin në Botëror

16:55, 06/06/2026

FIFA është detyruar të bëjë një hap pas pas valës së kritikave nga tifozët, duke ndryshuar një nga vendimet më të diskutuara në prag të Kupës së Botës 2026.

Organizatori i turneut ka lehtësuar rregullat për hyrjen në stadiume, pas shqetësimeve të ngritura për kushtet e nxehta në disa prej qyteteve pritëse.

Fillimisht, FIFA kishte vendosur të ndalonte futjen e shisheve bosh të ujit në stadiume, një masë që u prit me reagime të shumta negative.

Tifozët argumentuan se vendimi do t’i detyronte të blinin pije vetëm brenda impianteve sportive, duke rritur kostot dhe duke kufizuar aksesin në ujë gjatë ndeshjeve.

Sipas raportimeve të “The Athletic”, rregullorja ishte ndryshuar më 2 qershor, duke hequr mundësinë që spektatorët të sillnin shishe plastike bosh.

Ky veprim u interpretua nga shumë tifozë si një vendim i lidhur me interesat komerciale dhe shitjet brenda stadiumeve.

Megjithatë, pas presionit publik, FIFA ka korrigjuar kursin. Shefi operativ i Botërorit 2026, Heimo Schirgi, konfirmoi se tifozët do të lejohen të futen në stadiume me shishe uji të mbyllura fabrikisht deri në 590 mililitra.

Ende nuk është bërë e qartë nëse ky rregull do të zbatohet edhe në stadiumet e Meksikës, përfshirë “Estadio Azteca”, “Estadio BBVA” dhe “Estadio Akron”.

Botërori 2026 do të jetë edicioni më i madh në histori, me 104 ndeshje të zhvilluara në 16 stadiume në SHBA, Kanada dhe Meksikë.

Finalja e madhe do të luhet më 19 korrik në “MetLife Stadium”, ku pritet të kurorëzohet kampioni i ri i botës.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco