FIFA ndryshon një rregull historik për Botërorin 2026, preken të gjitha kombëtaret

FIFA ndryshon një rregull historik për Botërorin 2026, preken të gjitha kombëtaret

20:26, 05/06/2026

Kupa e Botës 2026 do të sjellë jo vetëm një format të ri me 48 kombëtare pjesëmarrëse, por edhe ndryshime të rëndësishme në ceremonitë para ndeshjeve.

FIFA ka konfirmuar zyrtarisht një rregull të ri që do të ndikojë te të gjitha përfaqësueset pjesëmarrëse në turneun që do të zhvillohet në SHBA, Kanada dhe Meksikë.

Sipas formatit të ri, gjatë interpretimit të himneve kombëtare në fushë nuk do të jenë vetëm lojtarët titullarë, por të gjithë 26 futbollistët e grumbulluar nga secila kombëtare.

Kjo do të thotë se edhe lojtarët rezervë do të marrin pjesë aktivisht në ceremoni, duke qëndruar së bashku me shokët e skuadrës dhe gjyqtarët.

FIFA do të aplikojë gjithashtu konceptin e ri “360 gradë”, ku të dyja ekipet dhe arbitrat do të pozicionohen rreth rrethit qendror të fushës gjatë himneve.

Ceremonia do të shoqërohet me flamuj gjigantë kombëtarë dhe elementë vizualë të dizajnuar për të krijuar një atmosferë spektakolare për tifozët në stadium dhe para ekraneve.

Presidenti i FIFA-s, Gianni Infantino, deklaroi se ky ndryshim synon të forcojë ndjenjën e unitetit dhe krenarisë kombëtare para fillimit të ndeshjeve.

Pas ceremonisë së himneve, lojtarët do të përshëndeten me njëri-tjetrin, ndërsa kapitenët do të vazhdojnë me hedhjen tradicionale të shortit për fillimin e takimit.

Botërori 2026 do të jetë edicioni i parë me 48 skuadra dhe 104 ndeshje në total, duke shënuar një kapitull të ri në historinë e futbollit.

Përveç ndryshimeve sportive, FIFA ka premtuar një spektakël të madh edhe jashtë fushës, me ceremoni hapëse dhe performanca muzikore që do të shoqërojnë turneun më të madh të futbollit në botë.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco