Botërori mbetet trofeu më prestigjioz në futboll dhe ‘yjet’ më të mëdhenj të planetit do të zbresin në Amerikën e Veriut me synimin për të ngritur kupën e artë dhe për të hyrë në histori.
Megjithatë, shumë prej futbollistëve që do të marrin pjesë në këtë turne tashmë kanë ndërtuar pasuri marramendëse, duke fituar miliona apo edhe miliarda euro si nga futbolli, ashtu edhe nga sponsorizimet.
Sipas raportimeve të publikuara nga “The Sun”, futbollisti më i pasur që do të marrë pjesë në Botërorin 2026 është Cristiano Ronaldo. Ylli portugez ka kaluar shifrën e 1 miliardë paundëve në vitin 2025 dhe vazhdon të rrisë pasurinë e tij falë kontratës gjigante me Al Nassr, e cila thuhet se i sjell rreth 173 milionë paundë në vit.
Përveç futbollit, Ronaldo zotëron një perandori biznesi me hotele, palestra, markën e tij CR7, investime në teknologji, kinema, pasuri të paluajtshme dhe koleksione luksoze makinash.

Në vendin e dytë renditet Lionel Messi me një pasuri prej rreth 742 milionë paundësh. Kampioni i botës vazhdon të jetë një nga sportistët më të paguar në botë, ndërsa bashkëpunimet me marka të mëdha si Adidas, Pepsi dhe Dolce & Gabbana i kanë rritur ndjeshëm të ardhurat.
Podiumi plotësohet nga Neymar, i cili ka një pasuri të vlerësuar në 334 milionë paundë. Braziliani ka fituar shuma të mëdha gjatë karrierës te Barcelona, PSG dhe Al-Hilal, ndërsa sponsorizimet me marka të njohura globale kanë luajtur rol të madh në pasurinë e tij.
Në listën e më të pasurve renditen edhe Kylian Mbappé, Harry Kane, Mohamed Salah, Son Heung-min, Riyad Mahrez, Erling Haaland dhe James Rodríguez.
Interesant është fakti se vetëm Harry Kane përfaqëson Anglinë në dhjetëshen e parë, falë kontratës së tij te Bayerni dhe marrëveshjeve të shumta komerciale.
Lista e futbollistëve më të pasur të Botërorit 2026:
© SYRI.net
Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti: