Triumfi i Paris Saint-Germain në UEFA Champions League ka sjellë shpërthim emocionesh në rrugët e Parisit, ku mijëra tifozë dolën menjëherë për të festuar suksesin e dytë radhazi në Evropë.
Pas penalltisë vendimtare që i dha fitoren PSG-së ndaj Arsenali, në kryeqytetin francez u dëgjua një shpërthim i madh gëzimi. Që prej orëve të pasdites, shumë tifozë ishin mbledhur nëpër rrugë, sheshe dhe bare për të ndjekur finalen, ndërsa pas triumfit festa shpërtheu në të gjithë qytetin.
PSG fans chant "Mbappe son of a bi*ch" in Paris
by
u/playerforlife123 in
soccer
Pamjet nga Parisi treguan fishekzjarrë, tymuese dhe kapsolla të shumta që u hodhën në mes të turmës, ndërsa tifozët festonin me entuziazëm suksesin historik të skuadrës së drejtuar nga Luis Enrique.
Megjithatë, përveç atmosferës festive, në disa zona u krijuan edhe momente paniku mes kalimtarëve, pasi shumë mjete piroteknike u hodhën pranë turmave të njerëzve, duke shkaktuar frikë dhe vrapime të shumta në rrugët e qytetit.
PSG-ja arriti të mbronte titullin evropian pas fitores dramatike (4-3 pas goditjeve të penalltive) ndaj Arsenalit në Budapest, duke konfirmuar dominimin e saj në futbollin kontinental dhe duke ndezur festë të madhe në Francë.

© SYRI.net
Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti: