Havertz hyn në histori të Champions League: gol në finale me dy skuadra të ndryshme

Havertz hyn në histori të Champions League: gol në finale me dy skuadra të ndryshme

19:08, 30/05/2026

Kai Havertz ka hyrë në historinë e UEFA Champions League pas golit të shënuar në finalen ndaj Paris Saint-Germain, duke u bërë lojtari i tretë që realizon në finale të kompeticionit me dy skuadra të ndryshme.

Goli i shënuar në minutën e 6-të për Arsenalin i jep atij një vend unik në historinë e futbollit evropian, duke e futur në një klub elitar emrash legjendarë.

Goli i Havertz

Më parë, Havertz kishte shënuar edhe në finalen e vitit 2021 me Chelsea-n, ku goli i tij vendosi ndeshjen ndaj Manchester City-t në Porto.

Me këtë arritje, sulmuesi gjerman u bashkohet dy figurave të mëdha të futbollit botëror: Cristiano Ronaldo, i cili ka shënuar në finale me Manchester United dhe Real Madrid, si dhe Mario Mandžukić, që ka realizuar në finale me Juventusin dhe Bayernin.

Havertz konfirmon edhe një herë aftësinë e tij për të qenë vendimtar në ndeshjet më të mëdha të futbollit evropian.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco