Nis 'beteja' e Budapestit, PSG nuk ndryshon, Luis Enrique përsërit formacionin që shkatërroi Interin

Nis 'beteja' e Budapestit, PSG nuk ndryshon, Luis Enrique përsërit formacionin që shkatërroi Interin

17:54, 30/05/2026

Paris Saint-Germain ka zbritur në fushë për finalen e UEFA Champions League ndaj Arsenali me një formacion thuajse identik me atë të finales së vitit 2025, duke krijuar një statistikë interesante që mediet e kanë quajtur “PSG në versionin Interi”.

Trajneri Luis Enrique ka vendosur të përdorë 10 lojtarë të fushës si në finalen e fituar 5-0 në Mynih, duke ruajtur strukturën dhe ekuilibrin e skuadrës.

Në mbrojtje janë vendosur Achraf Hakimi, Marquinhos, Lucas Beraldo dhe Nuno Mendes, ndërsa në mesfushë operojnë João Neves, Vitinha dhe Fabián Ruiz.

Në repartin ofensiv, PSG ka zgjedhur të njëjtin ‘tedhëmbësh’, me Ousmane Dembélé, Khvicha Kvaratskhelia dhe Désiré Doué.

i vetmi ndryshim krahasuar me finalen e kaluar është në portë, ku këtë herë nga minuta e parë luan Matvey Safonov, në vend të Gianluigi Donnarumma-s, i cili gjatë verës u transferua te Manchester City.

Ky vendim i Luis Enrique tregon besimin maksimal te bërthama e skuadrës që i solli suksesin në sezonin e kaluar dhe synon të konfirmojë dominimin edhe në finalen e këtij edicioni.

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco