Roma pranë transferimit të Mario Mitajt? Mbrojtësi kuqezi ndez merkaton

Roma pranë transferimit të Mario Mitajt? Mbrojtësi kuqezi ndez merkaton

17:19, 30/05/2026

Roma po vazhdon të ndërtojë skuadrën për sezonin 2026/27, sezon në të cilin verdhekuqtë do të rikthehen në UEFA Champions League pas shtatë vitesh mungesë. Klubi italian po punon intensivisht në merkato për t’i dhënë trajnerit Gian Piero Gasperini një skuadër konkurruese në të gjitha kompeticionet.

Sipas raportimeve të medieve arabe, emri më i ri në listën e Romës është ai i Mario Mitaj. Mbrojtësi i majtë shqiptar, aktualisht pjesë e Al-Ittihad, është shumë pranë transferimit në kryeqytetin italian.

Mitaj, i lindur në vitin 2003, konsiderohet një profil me shumë potencial për shkak të moshës, hapësirës për zhvillim dhe fleksibilitetit taktik. Futbollisti shqiptar mund të luajë si mbrojtës i majtë, por edhe më i avancuar në krah, diçka që përshtatet mjaft mirë me filozofinë e lojës së Gasperinit.

Trajneri italian njihet për preferencën ndaj lojtarëve të krahut që kombinojnë forcën defensive me kontributin ofensiv, ndaj profili i Mitajt shihet si ideal për skemën e tij. Raportimet bëjnë të ditur se Gasperini ka dhënë tashmë dritën jeshile për operacionin.

Roma po monitoron situatën në repartin e krahëve, pasi Kostas Tsimikas pritet të rikthehet te Liverpooli pas përfundimit të huazimit, ndërsa e ardhmja e Angeliños mbetet ende e paqartë.

Marrëveshja për Mitajn mund të mbyllet për rreth 10 milionë euro, ndërsa vizitat mjekësore mund të zhvillohen që javën e ardhshme.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco