PSG dhe Arsenali përballen në finalen e madhe të Champions League, zbardhen formacionet zyrtare

PSG dhe Arsenali përballen në finalen e madhe të Champions League, zbardhen formacionet zyrtare

16:48, 30/05/2026

Mbrëmja e sotme (18:00) sjell aktin final të UEFA Champions League Final, aty ku Paris Saint-Germain dhe Arsenali do të luftojnë për trofeun më të rëndësishëm të futbollit evropian për klube. Finalja zhvillohet në ‘Puskás Aréna’, stadium që ka kapacitet prej më shumë se 67 mijë tifozësh.

Parizienët mbërrijnë në këtë sfidë si kampionë në fuqi dhe synojnë të mbrojnë trofeun e fituar sezonin e kaluar, ndërsa londinezët kërkojnë trofeun e parë të Champions League në historinë e klubit. Për Arsenalin kjo është finalja e dytë historike, pas humbjes ndaj Barcelonës në vitin 2006. Nga ana tjetër, PSG-ja luan finalen e tretë, pasi humbi ndaj Bayernit në vitin 2020 dhe triumfoi sezonin e kaluar ndaj Interit.

Skuadra e drejtuar nga Luis Enrique ka pasur një rrugëtim spektakolar. Francezët eliminuan Monaco-n në play-off, më pas Chelsea-n, Liverpool-in dhe Bayernin.

Nga ana tjetër, Arsenali i Mikel Arteta zhvilloi një sezon fantastik në Evropë. “Topçinjtë” e mbyllën fazën e ligës me tetë fitore në tetë ndeshje dhe më pas eliminuan Bayer Leverkusenin, Sportingun dhe Atlético Madridin për të siguruar rikthimin në finale pas 20 vitesh.

Finalja do të gjykohet nga arbitri gjerman Daniel Siebert, ndërsa ceremonia hapëse do të shoqërohet me performancën e grupit rok ‘The Killers’.

Gjithçka është gati për një tjetër natë magjike të Champions League, ku vetëm njëra skuadër do të largohet nga Budapesti me lavdinë evropiane.

Image

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco