Lionel Messi ka qetësuar tifozët e Argjentinës dhe të futbollit botëror pas shqetësimit për lëndimin e pësuar në ndeshjen e fundit me Inter Miamin.
Ylli argjentinas kishte ndierë një problem muskulor, duke ngritur dyshime për gjendjen e tij fizike para Kupës së Botës.
Megjithatë, lajmet e fundit janë pozitive për kampionët e botës. Është konfirmuar se lëndimi i Messit nuk është serioz dhe ai do të jetë i gatshëm për të udhëhequr Argjentinën në turneun më të madh të futbollit.
Konfirmimi erdhi edhe nga gazetari i njohur Fabrizio Romano, i cili raportoi se bëhet fjalë vetëm për një shqetësim të lehtë dhe jo për diçka alarmante.
Para nisjes së Kupës së Botës, Argjentina do të zhvillojë dy ndeshje miqësore ndaj Hondurasit dhe Islandës, ku Messi pritet të rikthehet gradualisht në ritëm të plotë.
Në fazën e grupeve të Botërorit, Argjentina do të përballet me Austrinë, Algjerinë dhe Jordaninë.
Kombëtarja amerikanojugore konsiderohet një nga favoritët kryesorë për të shkuar sërish larg në turne, sidomos me Messin në dispozicion.
© SYRI.net
Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti: