Presidentja e Meksikës ka thënë se vendi do të lejojë që ekipi kombëtar iranian të qëndrojë atje gjatë Kupës së Botës 2026.
Claudia Sheinbaum tha se qeveria e saj ra dakord për këtë veprim pasi SHBA-të nuk donin ta pritnin ekipin, shkruan “Sky News”.
Federata iraniane e futbollit më parë kishte kërcënuar se do ta bojkotonte turneun për shkak të luftës, përpara se të konfirmonte se do të luante “patjetër” në fillim të këtij muaji.
Në ditët e para të konfliktit, Donald Trump sugjeroi se nuk do të ishte “e përshtatshme” që ekipi iranian të merrte pjesë “për jetën dhe sigurinë e tyre”, përpara se më vonë të tërhiqej nga komentet e tij.
Ata janë planifikuar të luajnë dy herë në Los Angeles në fazat e grupeve dhe një herë në Seattle, me ndeshjen e tyre të parë kundër Zelandës së Re më 16 qershor.
© SYRI.net
Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti: