Zbulohen prapaskenat e takimit sekret te Milani, Ibrahimoviç përgatiti largimin e Tares dhe Alegrit

Zbulohen prapaskenat e takimit sekret te Milani, Ibrahimoviç përgatiti largimin e Tares dhe Alegrit

09:33, 26/05/2026

Vetëm Zlatan Ibrahimoviç nuk u largua nga pronari Xherri Kardinale te Milani.

Ish-sulmuesi suedez është në prapaskenë të shkarkimeve që shkaktuan “tërmet” dje te kuqezinjtë.

Igli Tare, Masimiliano Alegri, Xhorxho Furlani dhe Xhefri Monkada u larguan menjëherë dje pas deklaratës zyrtare të “RedBird”.

Prapaskenat e zbuluara së fundmi tregojnë se disa shkarkime ishin përgatitur.

Për Taren ishte thënë prej ditësh, që do të bëhet i sakrifikuari i parë.

Sa i përket trajnerit Alegri, rezulton që përplasja me Ibrën i kushtoi shtrenjtë.

Shkarkimet ishin përgatitur duke qenë se javën e kaluar u mbajt një takim sekret me Andoni Iraola.

Trajneri i Bournemouth shfaqet aktualisht si alternativë kryesore për të pasuar Alegrin.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco