Një nga historitë më të bujshme të futbollit gjerman këtë sezon është rrëzimi i Wolfsburgut nga Bundesliga pas plot 29 vitesh radhazi në elitë.
Klubi i njohur gjerman nuk arriti të mbijetojë dhe sezonin e mbylli në mënyrën më dramatike të mundshme, duke rënë në Zweite Liga.
Ndeshja e play-off-it ndaj Paderbornit rezultoi fatale për Wolfsburgun.
Pas barazimit 0-0 në sfidën e parë, takimi i kthimit dhuroi emocione të mëdha dhe tension deri në fund.
Paderborni triumfoi 2-1 pas kohës shtesë, duke përfituar edhe nga epërsia numerike në fushë.
Skuadra mike tregoi forcë dhe karakter, duke vulosur rikthimin në Bundesligë pas një sezoni shumë pozitiv në kategorinë e dytë.
Paderborni e kishte mbyllur kampionatin me 62 pikë në 34 ndeshje, duke qenë një nga ekipet më të qëndrueshme gjatë gjithë sezonit.
Rënia e Wolfsburgut konsiderohet një goditje e madhe për klubin dhe tifozët, pasi bëhet fjalë për një ekip që për vite me radhë ishte pjesë e pandashme e elitës gjermane.
Ndërkohë, Bundesliga e sezonit të ardhshëm do të ketë tre skuadra të sapongjitura: Schalken, Elversbergun dhe Paderbornin, që tashmë janë gati për aventurën e re në ligën më të fortë të futbollit gjerman.
© SYRI.net
Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti: