Milani vendosi të shkarkojë sot të gjithë drejtuesit, bashkë me trajnerin Alegri.
Pronari Xherri Kardinale nuk do të humbë kohë, ndërsa Zlatan Ibrahimoviç është zëri i tij në klub.
Menjëherë në emër të Milanit janë takuar përfaqësues të trajnerit Andoni Iraola.
Spanjolli ishte i suksesshëm me Bournemouth në Premier Ligë.
Me Iraolan në krye, klubi anglez e mbylli në vendin e gjashtë. U afrua tre vite më parë, ndërsa kontrata e tij është në përfundim.
Një tjetër emër që del në skenë për Milanin është edhe Xavi Hernandez.
Ky i fundit nuk drejton një ekip që prej vitit 2024, kur u largua nga Barcelona.
© SYRI.net
Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti: