E shkarkoi Milani, Allegri del kandidati favorit për stolin e Napolit

E shkarkoi Milani, Allegri del kandidati favorit për stolin e Napolit

20:50, 25/05/2026

Massimiliano Allegri mund të rikthehet shumë shpejt në Serie A pas largimit nga Milani.

Trajneri italian po shihet si kandidati kryesor për të marrë drejtimin e Napolit, pas ndarjes së konfirmuar të klubit me Antonio Conten.

Sipas raportimeve nga Italia, presidenti Aurelio De Laurentiis dëshiron një emër të madh për të hapur një cikël të ri te “Partenopei” dhe Allegri konsiderohet profili ideal për të vazhduar projektin fitues në “Stadio Diego Armando Maradona”.

Gazetari i njohur Gianluca Di Marzio raporton se ish-trajneri i Milanit ka dalë në plan të parë si favoriti surprizë për stolin e Napolit. Drejtuesit e klubit besojnë se eksperienca dhe pragmatizmi i Allegrit mund ta mbajnë ekipin në elitën e futbollit italian edhe pas largimit të Contes.

Napoli mbylli një periudhë të suksesshme nën drejtimin e Contes, ku fitoi Scudetton, Superkupën e Italisë dhe e përfundoi sezonin në vendin e dytë. Megjithatë, klubi ka vendosur të nisë një fazë të re dhe tashmë po punon intensivisht për emrin e trajnerit të ardhshëm.

Nga ana tjetër, Allegri mbeti i papunë vetëm pak ditë pas shkarkimit nga Milani. Edhe pse kishte kontratë deri në vitin 2027, sezoni zhgënjyes dhe dështimi për t’u kualifikuar në Ligën e Kampionëve çuan në ndërprerjen e bashkëpunimit me kuqezinjtë.

Një rol të rëndësishëm në negociata po luan drejtori sportiv Giovanni Manna, i cili ka marrëdhënie të mira me Allegrin që nga koha kur bashkëpunonin te Juventusi. Sipas mediave italiane, palët kanë zhvilluar edhe një takim në Milano për të diskutuar projektin e Napolit.

De Laurentiis prej kohësh admirohet për mënyrën pragmatike të punës së Allegrit dhe tani duket se kushtet janë perfekte për një marrëveshje. Nëse gjithçka konkretizohet, Allegri do të marrë drejtimin e një prej skuadrave më ambicioze në Itali dhe do të ketë objektiv ruajtjen e Napolit në majat e Serie A dhe Europës.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco