FOTO/ Përzgjidhet formacioni i sezonit në Premier League, mes ‘yjeve’ edhe një shqiptar

FOTO/ Përzgjidhet formacioni i sezonit në Premier League, mes ‘yjeve’ edhe një shqiptar

17:51, 25/05/2026

Sezoni 2025-2026 në Premier League uli siparin gjatë fundjavës, duke dhuruar emocione deri në javën e fundit dhe duke nxjerrë në pah disa nga performuesit më të mirë të kampionatit anglez.

Arsenali u shpall kampion pas triumfit 2-1 ndaj Crystal Palace, ndërsa Manchester United e mbylli sezonin me spektakël ndaj Brighton.

Në përfundim të kampionatit, “Flashscore” publikoi formacionin më të mirë të sezonit, bazuar në notat mesatare të lojtarëve gjatë gjithë edicionit.

Në portë u përfshi Xhanluixhi Donaruma, i cili shkëlqeu në sezonin e tij debutues me Manchester Cityn.

Mbrojtja përbëhet nga Virgil van Dijk, Markos Senesi dhe Mark Guehi.

Van Dijk realizoi një tjetër sezon solid me Liverpoolin, ndërsa Senesi ishte një nga surprizat më të mëdha me Bournemouthin, duke ndihmuar ekipin drejt Europës.

Guehi impresionoi si me Crystal Palace ashtu edhe me Manchester Cityn.

Mesfusha dominohet nga emra të mëdhenj. Bukajo Saka dhe Deklan Rice ishin shtyllat kryesore të Arsenalit kampion, me Rice që konsiderohet një nga lojtarët më vendimtarë të sezonit.

Granit Xhaka udhëhoqi Sunderlandin drejt kualifikimit historik në Europë, ndërsa Bruno Guimaraes vazhdoi të shkëlqejë me Newcastle.

Në repartin ofensiv spikat Rajan Cherki, i cili mahniti në sezonin e tij të parë me Manchester Cityn.

Sulmi udhëhiqet nga Bruno Fernandes dhe Erling Haland. Portugezi i Manchester United ishte lojtari më i mirë i sezonit sipas “Flashscore”, me 30 kontribute në gola dhe një rekord asistesh, ndërsa Haland mbylli edhe një tjetër sezon si golashënuesi kryesor i kampionatit me 27 gola.

Formacioni i sezonit konfirmon dominimin e Arsenalit dhe ndikimin e madh të yjeve që vulosën një nga sezonet më spektakolare të viteve të fundit në futbollin anglez.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco