Tashmë është e kryer. Nuk ka dyshime që Xhenaro Gatuzo do të jetë trajneri i ri i Lacios në Seria A, pasi presidenti Lotito arriti akordin.
Kontrata me ish-mesfushorin do të jetë 2-vjeçare. Gatuzo pritet të përfitojë më pak se 2 milionë euro në vit.
Sa i përket Mauricio Sarrit, nuk do të qëndrojë pa ekip. Trajneri aktual i Lacios do të marrë vendin e Rafaele Paladinios tek Atalanta.
Ndryshimet e bujshme kanë filluar në Seria A. Si gjithmonë janë trajnerët të parët që preken, për të nisur projekti i ri.
© SYRI.net
Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti: