Skenari i papritur elektoral që ka përfshirë Real Madridin duket se ka rikthyer në qendër të vëmendjes një nga njerëzit më të fuqishëm të futbollit europian, Jorge Mendes.
Agjenti portugez po shfaqet sërish pranë klubit madrilen, këtë herë si figura kyçe pas negociatave për rikthimin e Jose Mourinhos në stolin e “Los Blancos”.
Sipas raportimeve pranë klubit, bisedimet e zhvilluara nga presidenti aktual Florentino Perez janë menaxhuar në prapaskenë pikërisht nga Mendes, i cili po rikthen ndikimin e tij në “Santiago Bernabeu”.
Mourinho dhe agjenti i tij kanë nisur prej kohësh projektin për rikthimin në Madrid, ndërsa procesi zgjedhor nuk ka ndalur aspak lëvizjet e tyre.
Me ardhjen e mundshme të teknikut portugez, pritet që në orbitën e Realit të afrohen edhe emra të rëndësishëm të menaxhuar nga Mendes.
Lista e dëshirave të Mourinhos është përgatitur tashmë dhe shumë lojtarë të lidhur me superagjentin mund të bëhen pjesë e merkatos së verës.
Mendes ka pasur një ndikim të jashtëzakonshëm në të kaluarën te Reali, duke sjellë emra si Cristiano Ronaldo, Pepe, Fabio Koentrao, Hames Rodrigez dhe Rikardo Karvajo.
Pas një periudhe distance mes palëve, tani duket se marrëdhëniet mes klubit madrilen dhe agjentit janë përmirësuar ndjeshëm.
Aktualisht, Mendes vazhdon të menaxhojë disa nga talentet më të mëdhenj të futbollit europian, mes tyre Lamine Jamal, Zhoao Feliks, Vitinja, Zhoao Neves, Barkola dhe Ruben Dias. Nëse Murinjo rikthehet në Madrid, ndikimi i Mendes në merkaton e Realit mund të bëhet sërish vendimtar.
© SYRI.net
Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti: