Lajmi i fundit

Live - SYRI DIGJITAL/ Heqja e non-gratës, Berisha 'rrëzon' Rama-Soros

Argjentina në ankth për Messin, ‘ylli’ i Inter Miamit dëmtohet në MLS

Argjentina në ankth për Messin, ‘ylli’ i Inter Miamit dëmtohet në MLS

09:05, 25/05/2026

Pak javë para nisjes së Botërorit 2026, Argjentina ka marrë një lajm shqetësues në lidhje me Lionel Messin. ‘Ylli’ argjentinas u detyrua të largohej nga fusha gjatë ndeshjes së MLS mes Inter Miamit dhe Philadelphia Union, duke ngritur menjëherë alarmin te kampionët e botës.

Messi u zëvendësua në minutën e 73-të të takimit, diçka shumë e rrallë për të, ndërsa pamjet televizive treguan se ai kishte probleme fizike në pjesën e pasme të kofshës së majtë. Sulmuesi preku disa herë bicepsin femoral dhe dukej qartë në vështirësi para se të linte fushën.

Inter Miami arriti gjithsesi të fitonte me rezultatin spektakolar 6-4 ndaj Philadelphia Union. Luis Suarez realizoi golin e tretë personal në mbrëmje, ndërsa Messi kontribuoi me dy asistime. Protagonist ishte edhe Germán Berterame, autor i dy golave në një pjesë të parë shumë të fortë të skuadrës nga Florida.

Megjithatë, vëmendja kryesore pas ndeshjes nuk ishte te rezultati, por te gjendja fizike e kapitenit të Argjentinës. Sipas raportimeve të para, ende nuk ka një diagnozë zyrtare për dëmtimin e tij, por shqetësimi është i madh duke pasur parasysh historikun e problemeve muskulore që Messi ka pasur te Inter Miami.

Gjatë tri viteve të fundit në MLS, 38-vjeçari ka vuajtur disa herë nga dëmtime në bicepsin femoral dhe çdo problem fizik në këtë moment konsiderohet shumë delikat për Argjentinën, që do të kërkojë të mbrojë titullin kampion në Botërorin 2026.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco