Lajmi i fundit

LIVE/ 13 ditë protesta para Kryeministrisë, qytetarët kërkojnë dorëheqjen e Ramës

Shkëlqen Wembanyama, San Antonio shkatërron Oklahoma-n dhe barazon serinë

Shkëlqen Wembanyama, San Antonio shkatërron Oklahoma-n dhe barazon serinë

08:53, 25/05/2026

San Antonio Spurs reaguan në mënyrën më të fortë të mundshme në finalen e Konferencës së Perëndimit në NBA. Pas dy humbjeve radhazi, skuadra teksane dominoi plotësisht Oklahoma City Thunder me rezultatin 103-82 në ndeshjen e katërt, duke barazuar serinë e “play-off”-it në 2-2.

Protagonisti absolut ishte sërish Victor Wembanyama. Fenomeni francez zhvilloi një tjetër paraqitje të jashtëzakonshme, duke realizuar 33 pikë dhe duke udhëhequr Spurs drejt një fitoreje të madhe. Megjithatë, kësaj radhe nuk ishte vetëm talenti i tij që bëri diferencën, por sidomos mbrojtja fantastike e San Antonios.

Spurs i kufizuan Thunder në vetëm 33% saktësi në gjuajtjet nga loja dhe një statistikë katastrofike prej 6 realizimesh në 33 tentativa për tri pikë. Oklahoma vuajti edhe mungesat e rëndësishme të Jalen Williams dhe Ajay Mitchell, ndërsa MVP-ja Shai Gilgeous-Alexander mbeti pothuajse i vetëm në sulm. Ai e mbylli takimin me 6 nga 15 gjuajtje të sakta dhe nuk luajti fare në periodën e katërt, kur ndeshja ishte praktikisht e mbyllur.

Përveç Wembanyamas, paraqitje shumë të mira zhvilluan edhe të rinjtë Stephon Castle dhe Devin Vassell, të cilët sollën energji dhe intensitet në të dyja anët e parketit.

Pas ndeshjes, Wembanyama u shpreh i kënaqur me reagimin e skuadrës: “Nuk jam i surprizuar nga mënyra si luajtëm. Gjetëm përgjigjet që kërkonim dhe pamë shumë video nga ndeshjet e mëparshme për të kuptuar si të mbroheshim më mirë”.

Ndeshja e pestë do të zhvillohet në Oklahoma, ku Thunder do të ndiejnë tashmë presionin e madh, ndërsa seria mbetet plotësisht e hapur.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco