Lajmi i fundit

LIVE/ 13 ditë protesta para Kryeministrisë, qytetarët kërkojnë dorëheqjen e Ramës

Allegri i zhgënjyer: E humbëm përqendrimin pas avantazhit, kam bërë gabime gjatë sezonit

Allegri i zhgënjyer: E humbëm përqendrimin pas avantazhit, kam bërë gabime gjatë sezonit

08:31, 25/05/2026

Milani mbylli sezonin në mënyrën më të hidhur të mundshme. Kuqezinjtë u mundën në “San Siro” nga Cagliari dhe dështuan të siguronin një vend në Champions League, duke u detyruar të kënaqej vetëm me Europa League-n. Një fund sezon dramatik për skuadrën e Massimiliano Allegrit, që deri disa javë më parë konsiderohej ende në garë për titullin kampion.

Trajneri italian nuk e fshehu zhgënjimin pas sfidës dhe pranoi se skuadra bëri shumë gabime, sidomos pas golit të avantazhit.

“Rezultati tashmë nuk ndryshohet. Kur humbet kaq shumë ndeshje në shtëpi gjatë sezonit, atëherë e meriton pozicionin ku ndodhesh. Pas golit të parë, menduam se gjithçka kishte përfunduar dhe humbëm përqendrimin. Cagliari gjeti hapësira dhe ne mbrojtëm shumë keq”, deklaroi Allegri për mediet italiane.

Tekniku kuqezi u ndal edhe te aspekti psikologjik i skuadrës, duke theksuar se ekipi reagoi në mënyrë të gabuar pas avantazhit.

“Jam shumë i mërzitur dhe i zemëruar. Pas suksesit ndaj Genoa-s nuk prisnim një mbyllje të tillë të sezonit. Megjithatë, ky është futbolli dhe duhet ta pranojmë këtë zhgënjim”, u shpreh ai.

Allegri mori edhe përgjegjësinë personale për dështimin për të siguruar Champions League.

“Nuk kam një shpjegim të vetëm, por është e qartë se kam gabuar në disa situata gjatë sezonit. Në fund do të bëjmë analiza të kthjellëta dhe do të vlerësojmë gjithçka me qetësi, në mënyrë që të mos përsërisim të njëjtat gabime”, përfundoi trajneri i Milanit.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco